Momente tmerri u përjetuan në qendër të Berlinit, kur një automjet përplasi një grup njerëzish, duke shkaktuar një të vdekur e të paktën 8 të plagosur.

Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm. Për këtë ende duhet sqaruar identiteti i personit në automjet. Mësohet se forcat e rendit kanë ndaluar një person, por nuk ka detaje të mëtejshme.

Në afërsi të cepit të një rruge qendrore, automjeti ka hyrë me shpejtësi mes grupit të njerëzve e ka vazhduar të ecë në drejtimin e vitrinave të një dyqani, përpara të cilës dhe ndaloi në fund.

Incidenti ndodhi shumë pranë Kishës së Përkujtimit, ku dhjetorin e vitit 2016 një atentator islamik iu vërsul me maune një tregu krishtlindjesh. 12 vetë humbën jetën atëherë dhe 70 të tjerë u plagosën. Në 2020-tën, një burrë gjerman u vërsul me makinën e tij në një rrugë për kalimtarët në qytetin jugperëndimor Trier, duke vrarë katër të rritur e një foshnje.

Top Channel