Peleshi takon homologun grek në Athinë/ Panajotopulos: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

08/06/2022 12:26

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Athinë,ku është pritur prej homologut të tij grek Nikos Panajotopulos.

Në fokus të takimeve ka qenë bashkëpunimi dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe perspektiva europiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Panajotopulos theksoi rolin konstruktiv të vendit tonë në NATO. Ai tha se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, si dhe arsimimin e kadetëve shqiptarë në akademitë greke të mbrojtjes.

Në vazhdim ministrit Peleshi iu rezervua një ceremoni nderi në monumentin e ushtarit të panjohur në sheshin Sindagma të Athinës, ku ky i fundit vendosi një kurorë me lule në këtë monument.

I shoqëruar edhe prej ambasadores shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga, zoti Peleshi zhvilloi takime edhe me eksponentë të rëndësishëm në ushtrinë greke, me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë si dhe gjeneralë të lartë të ushtrisë greke.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA