Tashmë nuk është më një sekret që Gareth Bale është një fans i madh i sportit të golfit. Madje, në vitet e fundit, uellsiani ka qenë duke praktikuar më shumë golfin se futbollin duke qenë se te Real Madrid ka pasur impenjime minimale.
Së fundmi, përgjigja nuk mungon. Bale do të vazhdoj të jetë pjesë e botës së futbollit, kjo për shkak se kombëtarja e tij siguroi një biletë për në Katar 2022 dhe ish-futbollisti i Tottenham kërkon të marrë pjesë me patjetër në Kupën e Botës si lider i Uellsit.
Ndaj, Bale ka nisur të mendojë për klubin e ri, ndërkohë që ka marrë një propozim interesant nga ana e ish-futbollistit Alistair Murdoch McCoist, i cili e fton të luajë në Skoci me Rangers, skuadër që në të kaluarën është aktivizuar edhe futbollisti shqiptar Eros Grezda.
Ish-futbollisti skocez i bën një propozim interesant Bale, ndërsa duke njohur pasionin e tij për golfin, e siguron se në Skoci ka fusha të shkëlqyera për të praktikuar golfin.
“Nëse do të isha në bordin drejtues të Rangers, do t’i ofroja një kontratë Bale. Ai është në një fazë ku kërkon ta shijojë sportin, pastaj në Skoci kemi edhe fusha të shkëlqyera për golf. E dimë që ai është një fans i madh i këtij sporti. Tifozët do ta pëlqenin shumë Bale”, u shpreh McCoist./ SuperSport
Top Channel