Mbrëmjen e sotme në “Top Story” në “Top Channel” po diskutohet rreth zjarreve në vend dhe efektivitetit të autoriteteve në situatat e tilla, siç ishte ajo e Sazanit, katër ditët e fundit.
Në lidhje me këtë temë gazetarja Anila Hoxha u shpreh se niveli i përgatitjes së Ministrisë së Mbrojtjes në këto raste është shumë minimalist dhe aspak profesionist.
Hoxha u shpreh se helikopterët “Cougar” në Shqipëri janë një lëmsh korrupsioni dhe shkaktojnë dëm në buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.
Nga ana tjetër gazetari Muhamed Veliu u shpreh se në të gjithë qarkun e Vlorës janë vetëm 4 zjarrëfikëse dhe 27 punonjës të saj, një numër mjaft I vogël në krahasim me nevojën e gjithë territorit të Vlorëss.
Anila Hoxha: Duket sikur jo vetëm është mallkim por është edhe një lëmsh korrupsioni në rastin më të keq. Jam marrë me këtë investigim nga gushti 2021, ku kam botuar një investigim dhe ishte pikëshit “cougar” i fundit. Situata në atë kohë ishte e nderë, teknikët dhe pilotët me shpirt dhe humanizëm e morën përsipër rrezikun, edhe pse ky cougar nuk e kishte kryer manualin. Pasi për orë fluturimi dhe qëndrimi kërkohet mirëmbajtje. Por kur shteti nuk investon fillon falimentimi i këtij helikopteri. Ai pësoi defekt me vetëm katër orë fluturim, ky helikopter vazhdon të shkaktojë jo etëm dëm për buxhetin e shtetit për mirëmbajtje dhe qera.
Helikopteri i parë supozohej që do të transportonte të gjitha autoritetet e larta shqiptare. Ushtarakët këmbëngulnin se nuk duhej një helikopter VIP por gjithëpërfshirës.
Teorikisht jemi shumë në rregull dhe I kemi kapur standartet, vitin e kaluar u rrezikuan jo vetëm pasuritë por edhe jeta e banorëve në fshatin Dukat. Mënyra se si duhet të funksionojë emergjenca civile duhej të ishte krejt ndryshe.
Tani në terren, ka vetëm katër zjarrfikëse, si mund të menaxhohen zjarre në një vend si Vlora? Në Gjirokastër gjithashtu është e njëjta situatë.
Muhamet Veliu: Bashkia e Vlorës ka vetë, katër zjarrfikëse në një vend ku Vlora nis nga ura e Mifolit e deri në Llogara. Janë vetëm 27 zjarrfikës për të mbuluar gjithë këtë territor. Dëshira është e shkruar mirë në letër por fondet janë të pakta. Një qytet kaq i gjerë ka vetëm zjarrfikëse. Në Karaburun bëhej pesë orë rrugë për të shkuar në vatrën e zjarrit dhe zjarrfikëset kishin vetëm gjysmë litri ujë me vete, le pastaj për mënyrën e të ushqyerit.
Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë neutralizuar vetëm pas katër ditësh dhe falë ndërhyrjes së avionit “Canadair CL 415”, i ardhur si mbështetje nga Greqia.
122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete dhe dy anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët.
Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë së dendur.
Prej katër ditësh një re ngrihej mbi ishullin më të madh të Shqipërisë, ndërsa dhjetëra pisha shekullore janë shkrumbuar. Një rrezik evident në ishull ishin edhe municionet e mbetura të cilat mund të shpërthenin nga nxehtësia.
Kujtojmë se ishulli i Sazanit është shtëpi për 16 specie të rralla, tre prej tyre amfibësh dhe 13 zvarranikësh.
Top Channel