Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Sarandë, ku një 43-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë pas shpine.
Burimet zyrtare të policisë thanë 43-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Policia tha se konflikti ndodhi për motive të dobëta në shëtitoren e Sarandës, ndërsa autori i krimit është vënë në pranga.
Njoftimi i policise:
Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.
Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel