Tentuan të shisnin në Shqipëri makina të vjedhura jashtë, procedohen penalisht dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Një konflikt që mund të kishte pasoja fatale është parandaluar ditën e sotme në Selenicë të Vlorës falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë.
Një 58-vjeçar me inicialet F.K është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin N. Xh., 68 vjeç, banues në Karbunarë, dhe e kishte kanosur atë me armë. 58-vjeçari, sapo ka evidentuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë shpallën në kërkim shtetasin F. K., 58 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Selenicë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel