EMRAT/ U gjenden thikë dhe drogë në makinë, dy të arrestuar në Shkodër
Një kafene në Kiev ka sjellë për konsumatorët një version ndryshe të ëmbëlsirës së njohur që zakonisht konsumohet në mëngjes, brioshin.
Në nder të ndihmës që Britania e Madhe i ka dhënë Ukrainës, ata kanë zbuluar për publikun ëmbëlsirën, që në dukje i ngjan flokëve të kryeministrit anglez.
“Boris Johnson nuk është kryeministri, por brioshi. Krijuar mbi bazën e byrekut anglez me mollë dhe modelit simpatik të flokëve të preferuar, kushtuar miqve britanikë me mirënjohje për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë. Brumë kruasanti, krem me vanilje, mollë të pjekura dhe një top me akullore me vanilje. Dhe brioshi karizmatik është gati të shërbehet! E shihni ngjashmërinë?”, shkruhet në postimin e faqes së kafenesë.
Top Channel