“Kryebashkiaku nuk ka sinjalizuar asnjë rrezik”/ Vangjeli në Top Story: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi, Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin 29/10 22:30
Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit mes tensioneve në Kuvend.
Burime nga selia blu bëjnë me dije se Partia Demokratike po mbledh firmat për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se po ashtu demokratët do të bëjnë kërkesë edhe për seancë të jashtëzakonshme për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pas përfundimit tensioneve, seanca u mbyll pas një orë.
Top Channel