Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, gjykata në Francë lë në paraburgim Ermal Beqirajn: Mund të shkoja dhe në Dubai, por…
12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Nga 188 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 8 raste të reja në Tiranë, 2 në Lushnjë, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 292 qytetarë aktivë me koronavirus në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërkohë që as sot nuk ka pasur humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit janë negativizuar 21 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt
Statistika (6 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 188
Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1
Top Channel