Në tjetërsimin e 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Kanalin e Çukës në Sarandë duket se janë përfshirë më tepër njerëz se sa prokuroria ka identifikuar. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne persona ende të pa identifikuar kanë aktivizuar një vatër zjarri në zyrën e noterit Aleko Anagnostini i cili është arrestuar si i përfshirë në këtë tjetërsim pronash dhe ndodhet në burg me afat 45 dite.

Zjarri ka pasur si qëllim shkrumbimin e dokumenteve që ndodheshin në zyrë.  Burime nga policia, thanë për Top Channel se zjarri është aktivizuar rreth orës 4.00.

Autori i zjarrvënies ka hapur derën e zyrës noteriale dhe ka hedhur një lëndë djegëse mbi dokumentet dhe i ka vënë flakën. Dera nuk kishte element sigurie dhe mund të hapej lehtësisht me shtyrje.

Po ashtu në zyrë nuk ka pasur kamera sigurie ndërsa në zonë ka të tilla por deri në këto moment policia nuk ka gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin.

Për lëvizjet autorët janë ndihmuar edhe nga terri që kishte mbuluar sanandën mbrëmnjen e së dielës pas një defekti në nënstacion për shkak të të cilit ky qytet mb eti pa energji elektrike për disa orë.

Operacioni për rastin e tjetërsimit të rreth 10 mijë metër katrorë tokë shtetërore ndodhi më 1 qershor ku 6 persona mes tyre drejtori i urbanistikes dhe noteri u vunë në pranga ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Mes të shpallurve në kërkim ishin dhe vëllezërit biznesmenë Behar dhe Bedri Muçobega. Disa ditë më vonë Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia 4 nga 6 te arrestuarit. Në burg me afat 45 ditë u lanë vetëm noteri Aleko Anagnostini dhe një prej përfituesve të tokës Fredi Merkuri përfitues, u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor.

 

Top Channel