Tammy Abraham jep sinjale rikthimi në Premier League. Nga grumbullimi me përfaqësuesen angleze, ka dalë së fundi një video, me sulmuesin që përshëndetet me mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold dhe lëshon batutën që po bën xhiron e botës.
Sulmuesi Abraham mbylli një sezon fantastik me Romën, duke ndihmuar skuadrën të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e UEFA nëpërmjet kampionatit dhe të fitojë edicionin e parë të Conference League.
Pikërisht kjo paraqitje mjaft e mirë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, teksa vetë dëshira e sulmuesit anglez është të rikthehet në Premier League, aty ku edhe e nisi karrierën me skuadrën e Chelsea-t.
Opsioni i një transferimi te Liverpooli bëhet edhe më i mundshëm, pasi nga “the reds” pritet që këtë verë të largohet Sadio Mane, që duket i destinuar të bashkohet me Bayernin e Mynihut.
Përveç senegalezit, nuk përjashtohet mundësia edhe e një largimi të Mohamed Salah, i cili deri tani ka refuzuar ofertat për rinovim dhe drejtuesit e Liverpoolit po marrin në konsideratë shitjen, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme./ SuperSport
Top Channel