Kriza e supozuar në çift mes Shakirës dhe Gerard Pique, e zbuluar nga ‘El Periodico’, ka ndikuar tek gjendja mendore e këngëtares.

Ylli kolumbian thuhet se ka pësuar një sulm ankthi. Në një imazh të dërguar revistës, shihet një ambulancë në të cilën raportohet se ka qenë Shakira, e shoqëruar nga lojtari i Barcelonës, Gerard Pique.

Të njëjtat media raportojnë se ajo po transferohej me ambulancë në spitalin Teknon në Barcelonë për t’u trajtuar. Përveç Piques, janë shqetësuar edhe të afërm të tjerë të këngëtares. Ngjarja, siç shpjegon ‘El Mundo’, ka ndodhur përpara informacionit të publikuar nga ‘El Periodico’. Kjo situatë shpjegon gjithashtu edhe momentet e pasigurisë së përjetuar në çift.

Së fundmi po thuhet se Pique po jeton në një apartament të vetëm dhe se çifti kanë një krizë në lidhjen e tyre shumëvjeçare. Rikujtojmë, se Shakira dhe Pique u takuan në vitin 2010 gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në të cilën lojtari përfaqësonte ekipin spanjoll të futbollit. Dyshja e njohur kanë dy fëmijë së bashku.

Ndërkaq, thuhet se tradhtia e supozuar e Pique ndaj Shakira-s nuk ka ndodhur me të ëmën e shokut të skuadrës së Barcelonës, Gavi, pavarësisht akuzave në mediat sociale. Spekulimet qarkulluan gjatë kësaj jave se mbrojtësi i Barcelonës u kap në shtrat me një grua tjetër. Por sipas një llogarie troll në Twitter këto thashetheme vazhduan duke pretenduar se gruaja me të cilën ka tradhtuar ishte e ëma e yllit 17-vjeçar të Barelonës, Gavi.

Sjellim në vëmendje se Gjykata spanjolle ka hedhur poshtë ankimin e këngëtares kolumbiane për evazion fiskal. Shakira do të përballet me gjyqin për mashtrim fiskal prej 14 milionë eurosh në Spanjë. Zyra e prokurorit publik pretendon se artistja ka jetuar në Spanjë për më shumë se gjysmën e vitit në secilin prej tre viteve, përkatësisht për më shumë se 183 ditë. /TopAlbaniaRadio

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA