Fotot/ I emocionuar me dorë në zemër, Begaj falenderon parlamentin shqiptar për firmat pro zgjedhjes së tij

04/06/2022 19:43

I emocionuar pasi u zgjodh në krye të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka falenderuar me dorë në zemër të gjithë deputetët që e votuan ditën e sotme për këtë titull,

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Begaj, i cili u shpreh i surprizuar në momentin që iu bë e ditur se është emri i propozuar nga mazhoranca për kryetar shteti. Ai u shpreh se për detyrën që i është besuar, do të flaës puna e tij në të ardhmen.

Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA