Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.
Në kishën e tij në Elbasan janë ruajtur disa nga relikët e këtij shenjti të krishterë që respektohet mes sllaveve dhe shqiptarëve Duke besuar në mrekullitë e tij pelegrinë të shumtë janë mbledhur prej dyditësh në kishën me të njëjtin emër në fshatin Shijon të Elbasan.
“Jemi nga Kosova, Mitrovica, Kjo është një festë e madhe, shumë e bukur.”- tha një besimtar.
“Kjo nuk është festë vetëm për ortodoksët e Shqipërisë dhe të Malit të zi, por për të gjithë. Por mbi të gjitha këto festa janë të rëndësishme për miqësinë mes dy popujve dhe pakicat në të dy vendet.”- tha një Besimtar.
Shën Joan Vladimiri, që bashkoi të dy kombet, është i njohur për mirësinë e tij dhe për bashkimin e dy vendeve. Prandaj, ky organizim sot do të thotë shumë për miqësinë mes dy popujve.
Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani uroi besimtarët në këtë ditë të shënuar për besimin ortodoks e ndërsa përcolli mesazhe paqeje në këto kohë të vështira për botën.
Kremtimi i Shën Joan Vladimirit bëhet çdo vit në 3 dhe 4 qershor ndërsa pelegrinët e ardhur nga vende të ndryshme kalojnë natën në manastirin e ndërtuar në nder të princit malazez.
Top Channel