
18/09 08:16
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, nuk ka marër pjesë ditën e sotme në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit të Republikës, por me anë të një postimi në rrjete sociale ka “thumbuar” demokratët që morën pjesë në seancë.
Ai u shpreh se ky nuk është një qëndrim i një opozitari të vërtetë, megjithëse ata nuk po votojnë.
Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë ?. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë ?
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) June 4, 2022
Top Channel