Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur këtë pasdite në selinë rozë për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Takimi pritet të zgjasë 60 minuta. Edi Rama do të drejtojë mbledhjen ka mbërritur në seli, teksa shihet me dosje në dorë, dosje që mund të ketë brenda emrin e Presidentit të ri.

Më pas kryesia mund ta bëjë menjëherë publik emrin e kandidatit/kandidatëve ose mund të zgjedhin ta mbajnë hermetik këtë emër, për ta shpallur nesër, në orën 10:00, kur planifikohet të mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Gazetari Muhamed Veliu thotë se profili i Presidentit të ri mund të jetë një grua. Një emër nga e djathta me background politik, por dhe ndërkombëtar, që do kompleksojë PD dhe sidomos Berishën dhe vendimin e tij për të mos votuar kandidatura të Ramës.

Ajo është Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian.  Sipas burimeve të Top Channel, për zonjën Bregu, ka nisur një proces verifikimi, proces i cili ka shpjegim vetëm si i lidhur me mundësinë e kandidimit të personit, për poste të larta zyrtare. Por ka vetëm një person që mund të hedhë e ngrejë një emër apo kandidaturë.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel