Këngëtari Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka reaguar lidhur me akuzat se ka përdhunuar një minorene në vitin 2015.
Gjiko shpjegon se personat përgjegjës që kanë shpërndarë këtë lajm të rremë, siç e quan ai, po përballen me ligjin. Ai thotë se kjo situate ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.
“Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikisht. Kur lexon në një gazetë që thotë ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë provë, të fut në burg.
Si mundet një portal të japë moshë, të thotë që ekziston video, dhe shumë gjëra të tjera. Unë e di që nuk ka shkuar asnjë person për mua në polici dhe të thotë që ky më ka përdhunuar.
Nëse ekziston një njeri që një herë në jetë, jo vetëm për këtë, por dhe për diçka më të lehtë, sikur t’ia kem prishur qejfin njëherë, të dalë lirshëm në televizor dhe ta thotë.
Do të doja të flisja më shumë, por me sa kam folur me avokatët, këto që po themi këtu, do të shkruhen në portale dhe mund të shtrembërohen. Le ta dinë të gjithë që herët apo vonë, e vërtetë ka për të dalë. Herët apo vonë, ata që kanë dashur të më njollosin, do të dalin para gjyqit. Edhe ata persona të njohur, që kanë ndikim dhe kanë shkruar në rrjete sociale diçka që nuk është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi”.
Top Channel