Grupi Parlamentar që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk është dakord me propozimin e mazhorancës për Presidentin e Republikës.

Gjeneral Bajram Begaj është një emër që ka dalë nga xhepi i Edi Ramës, shkruhet në reagimin në rrjetin social “Facebook”.

Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxori sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesëmarrja në votim nënkupton që t’i japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjësuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.

Kështu Alibeaj njofton se nuk do të jetë nesër në seancën ku do të votohet Presidenti i ri.

“PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent”.

Të gjithë procesin e zgjedhjes së Presidentit, Alibeaj e ka cilësuar si një farsë të mazhorancës. Kështu, Alibeaj nuk dha asnjë propozim në raundin e dytë dhe të tretë të procesit, ku mazhoranca vetë nuk bëri asnjë propozim dhe si arsyetim tha se “Edi Rama prishi marrëveshjen për të cilën u ra dakord në fillim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA