Oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt i është vënë tritol në banesë rreth orës 02:25 në fshatin Hot i Ri.

Pëllumb Vukaj hedh dyshime se sulmi me eksploziv lidhet me detyrën, ndërsa policia po heton të gjitha pistat.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesën e 49-vjeçarit, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para shtëpisë.

Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Brenda një muaji, ky është sulmi i tretë me lëndë plasëse apo zjarrvënie ndaj pronave të efektivëve të policisë së Shkodrës.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, Pellumb Vukaj 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA