Regjisorja e parë shqiptare/ Drita Agolli do të festonte sot 97-vjetorin e lindjes

02/06/2022 20:12

Drita Agolli, regjisorja e parë e diplomuar shqiptare sot do të festonte 97-vjetorin e lindjes.

“I paemri” libri i aktores, regjisoresh dhe pedagoges së njohur shqiptare u prezantuan në ribotimin e tij në hollin e Universitetit të Arteve, mes familjarësh, kolegësh, pedagogëve, ish-studentëve të saj dhe njerëzve të skenës.

Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës me për regji teatri. Pasi diplomohet në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar, ve në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare.

Për herë të parë u prezantua dhe bursa “Drita Agolli”, akorduar nga familja për studentin më të mirë të regjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA