Dhjetëra mijëra mbështetës të monarkisë pushtuan sot qendrën e Londrës për të festuar jubileun e 70-vjetorit të ardhjes së Mbretëreshës se Anglisë, Elizabetës, në pushtet.

Monarkja 96-vjeçare ishte e pranishme në daljen në ballkonin e Pallatit Mbretërore “Buckingham Palace” pas muajsh vështirësish në daljet publike për shkak të moshës.

Sot ishte dita e parë e katër ditëve festimesh, pompozitetit, paradave dhe festimeve  në publik, ku te dielën mendohet se 15 milionë vete do të organizojnë festa nëpër rrugët e lagjeve të qyteteve britanike  për këtë jubile, edhe në shumë shtete të botës.

1500 ushtarë dhe oficerë, 400 muzikantë, 250 kuaj dhe 70 avionë ushtarakë dhe helikopterë morën pjesë në festimet e ditës së sotme.

Mbretëresha Elizabetë është monarkja që ka thyer rekordin e të qenit në pushtet se çdo paraardhës i saj në monarkinë angleze. Elizabeta e Dytë u bë Mbretëreshë e Anglisë  dhe e shumë shteteve të tjera si Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re pas vdekjes së të atit të saj, Mbretit Xhorxh i VI, në 6 shkurt  te 1952, kur ajo ndodhej në Kenja të Afrikës, gjatë një turneu ndërkombëtar.

Në kohën që ajo u bë Mbretëreshë (për të kuptuar shtatë dekadat e saj në fronin mbretëror), Josef Stalin, Mao Ce Duni dhe Harry Truman ishin udhëheqësit e ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Amerikës, ndërkohë që Winston Churchill ishte kryeministër i Britanisë.

Katër ditët e ardhshme janë pushim në Britani për 70-vjetorin e ardhjes së Mbretëreshës në fron. Mbretërimi i saj është i jashtëzakonshëm për nga shërbimi që i ka bërë kombit, por edhe nga problemet familjare që ka pasur në radhët e familjes mbretërore. Nipi i saj Princi Harry dhe gruaja  tij amerikane, Maghan Markel jo anëtar zyrtar të familjes mbretërore që jetojnë në Los Angeles, ishin sot të pranishëm në festimet në Londër, por askund nuk u panë ne publik. Mbretërinë e mbështesin tetë në dhjetë britanikë, sipas sondazhit më të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA