Arkëmorti mbulohet nga lulet e bardha/ Ish-Presidenti Bujar Nishani përcillet në banesën e fundit mes lotësh (Fotot)

02/06/2022 13:10

Lamtumira e fundit iu dha sot ish-Presidentit Bujar Nishani, mes lotëve dhe respektit të të gjithëve.

Pas homazheve në Presidencë, u mbajt një minutë heshtje në nder të tij. Më pas kortezhi eci në këmbë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u nisur në varrezat e Sharrës, aty ku do të prehet ish-presidenti.

Politikanë, zyrtarë të lartë, të afërm dhe qindra dashamirës të tij nderuan me homazhe Presidentin, duke treguar edhe respektin e madh që kishin për të.

Arkmorti i ish- Presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Prej orës 10:00 arkmorti i ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të Presidencës në ditën e dytë të homazheve.

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 u zhvillua ceremonia zyrtare funebre e homazheve sipas protokollit të Shtetit.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte komplikacione të post covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

FOTO GALERI
11/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA