Superjahti i oligarkut të sanksionuar rus shihet në portin e Emirateve të Bashkuara Arabe

01/06/2022 13:34

Superjahti 443 milionë paund që i përket oligarkut rus të sanksionuar, Andrey Melnichenko është parë në një port në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pamjet tregojnë anijen luksoze të ankoruar në portin e Ras al-Khaimah.

Në mars, superjahti u konfiskua nga policia italiane në portin e Triestes si pjesë e sanksioneve ndaj oligarkëve të pasur.

E projektuar nga Philippe Starck dhe e ndërtuar nga Nobiskrug në Gjermani, anija është jahti më i madh me vela në botë,  me gjatësi 143 metra.

Një deklaratë nga Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian e përshkroi zotin Melnichenko, i cili e krijoi pasurinë me anë të riciklimit të plehrave dhe qymyrit tha se si i përket rrethit më me ndikim të biznesmenëve rusë dhe me lidhje të ngushta me qeverinë ruse.

Megjithatë, një zëdhënës i zotit Melnichenko tha se biznesmeni “nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet tragjike në Ukrainë dhe nuk kishte lidhje politike”.

Një numër oligarkësh të sanksionuar kanë kërkuar të zhvendosin superjahtet e tyre në vende të sigurta muajt e fundit për të shmangur konfiskimin dhe  vendosja e anijes në Emiratet e Bashkuara Arabe është një kujtesë simbolike e neutralitetit të shteteve të Gjirit ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe lidhjeve të saj me Kremlinin.

 

 

Top Channel