Rusia: SHBA po i hedh benzinë zjarrit në Ukrainë me armët që do të dërgojë

01/06/2022 17:03

Kremlini ka akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit qëllimisht, pasi Uashingtoni tha se do të furnizonte Ukrainën raketa me sisteme të avancuara.

“Furnizimet e tilla” nuk e inkurajojnë Kievin të rifillojë bisedimet e paqes, u tha gazetarëve zëdhënësi rus Dmitry Peskov, duke shtuar se Uashingtoni dëshironte “të luftonte Rusinë”.

Shtetet e Bashkuara ranë dakord të sigurojnë raketa të drejtuara me saktësi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje), pasi kanë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se vendi i tij “nuk ka ndërmend” ta bëjë këtë.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se dërgimi i planifikuar i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e tërheqjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Kjo është e paprecedentë, kjo është e rrezikshme”, tha ai.

Top Channel