Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi u kap duke transportuar 28 kilogramë kanabis me automjetin e tij.

Policia sekuestroi 28 kg e drogës, makina, dy celularë dhe një sasi parash, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Si rezultat i operacionit “Thirra”, u arrestua në flagrancë  M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. V.(P).

Gjatë kontrollit fizik, atij gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel