Ekzistojnë rste konkrete që subjekte të pacertifikuara, në valët e një kanali kanë vendosur të pakoduar një kanal pornografik. Askush nuk është penalizuar për një shkelje të tillë. Ekspertët sugjerojnë se zgjidhja gjendet tek ligji.

Legjislacioni shqiptar, parashikon që subjektet tokësore dhe satelitore duhet të ruajnë një kopje të paprekur për tre muaj të transmetimeve. Por, kjo bëhet e pamundur për ata që janë të palicensuar.

Ngritja e një platformë gjithëpërfshirëse nga AMA, AKEP, instancat e policisë, të drejtës së autorit dhe çdo subjekti që transmeton online do të ishte zgjidhja e kësaj situate.

Vetëm duke pasur monitorime dhe bllokime në kohë reale, kur konstatohet vjedhja mund të zgjidhet problemi. Pra, problem ëhstë se AMA nuk e merr si provë atë që i dorëzojnë subjektet serioze që u vidhet sinjali por i merr si indicie, duke qenë se transmetimi mund të ketë kaluar me kohë. Por, kjo mund të zgjidhet edhe duke monitoruar atë që sqaruam më sipër, kontentin e regjistruar për 3 muaj.

Në të gjithë këtë situatë ka edhe një fenomen tjetër të rrezikshëm.

Për interesa të caktuara, Autoriteti i mediave audiovizuale,  në një zonë shumë të limituar jep dy tre licenca, kur kjo nuk është e nevojshme, për shkak të sipërfaqes së vogël të mbulimit.  Rasti konkret është qyteti I vogël I ballshit që ka dy licenca, Fieri ka 5 licenca vetëm në qytet.

Një tjetër pikëpyetje mbi licencat lidhet edhe me faktin se AMA është me vetëfinancim dhe sa më shumë të licencojë aq më shumë të ardhura do të arkëtojë.

Përkundër numrit të madh të operatorëve që ka licencuar AMA ka vetëm 4 veta personel që kanë për detyrë monotirimin e piraterisë, gjë e cila është e pamundur

Një kabllor që rri analog, pra që të sjell sinjalin nëpërmjet kabëllit tek shtëpia, ka edhe vetë probleme, pasi nuk e di se sa abonentë ka pasi qytetarët ndajnë sinjalin mes tyre.

Shumica e abonentëve që preferojnë një kabllor lidhet me tarifën e ulët që ata ofrojnë. Ajo fillon me 500 lekë deri në 1 mijë lekë të reja makimumi.

Duke deklaruar një numër të vogël abonetësh subjektet kabllorë bien vetë brenda. Por le të marrim një shembull. Ta zemë se po e marrim kontentin e Tv për 1 mijë lekë të reja në muaj. Duke iu referuar edhe rasteve të sjella më lart, një pjesë e konsiderueshme deklarojnë në shtet se kanë 500 abonentë.

Nëse kanë 500 abonentë që paguajnë nga 1000lekë/muaj, atëherë ata kanë një xhiro prej rreth 500 000 lekë/muaj, që tregon se biznesi nuk bën sens dhe se këto subjekte mashtrojnë.

Kjo pasi rreth 200 mijë lekë në muaj janë të drejta vtelevizive që I paguan Digitalb, tring apo RTSH. Nga pjesa e mbetur që janë 300 mijë lekë I duhet të paguajë operatorët e terrenit, qira dyqani, licencë, energji elektrike, ujë dhe detyrime të tjera tatimore bashkiake…Pra, me këtë analizë të hollësishme që behet këtu kemi evazion.

Që ky biznes të bëjë sens ai nuk mund të ketë kursesi 500 abonentë por 5 mijë abonentë që të justifikojë shpenzimet dhe të nxjerrë fitime.

“Inside Story” ekspozoi disa raste kur ata deklarojnë xhiro minimale, duke fshehur një skemë galopante evazioni fiscal, ku të gjithë janë të humbur. Kabllorët nuk paguajnë as të drejtë autori, as kontent, përveçse disa detyrimeve minimale bashkiake.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA