Fotot/ Nga sot lamtumirë qese plastike, sa u zbatua vendimi në kryeqytet?

01/06/2022 14:22

Sot hyri në fuqi ligji për shmangien e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme.

Nisma vjen në linjë me vendet e tjera të Bashkimit Europian, në përpjekje për një mjedis më të pastër dhe shëndet më cilësor.

Edhe pse qeset plastike njëpërdorimshme janë të lehta për t’u prodhuar, rrezikshmëria e tyre për mjedisin përfshirë shëndetin ka bërë që shtetet të marrin masa ndalimi ndërsa qytetarët të tregojnë një kujdes të shtuar ndaj mos përdorimit të tyre:

Por sa u zbatua kjo nga qytetarët? bazuar në fotot e publikuara nga LSA, qytetarët ende i përdorin qeset plastike dhe ato qarkullojnë ende në treg.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel