Shkencëtarët thonë se një specie ‘bari deti’ e shtrirë në hapësirë tre herë më të madhe se Manhattan, është zbuluar në brigjet e Australisë.
Me anë të provave të tyre gjenetike shkencëtarët kanë provuar se ‘lëndina nënujore’ në perëndim të Austrlisë ka lindur në fakt nga një bimë e vetme bari përgjatë 4,500 vjetëve të fundit.
Bari i detit tani mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 km katrorë, thonë studiuesit e Universitetit të Australisë Perëndimore.
Grupi thotë se kishin bërë aksidentalisht zbulimin e tyre në Gjirin e Peshkaqenëve “Shark Bay”, rreth 800km në veri të Perth.
Ata punonin për të për caktuar masën e diversitetit të species që njihet në vend si “bari kordele”, e cila gjendet përgjatë zonave të ndryshme bregdetare të Australia.
Kërkuesit mblodhën ekzemplarë nga i gjithë gjiri dhe ekzaminuan 18,000 indikatorë gjenetikë për të krijuar njëfarë “gjurmë gishtërinjsh” për secilën mostër.
“Rezultatet ishin të pabesueshme – ishte vetëm një prej tyre!” tha Jane Edgeloe, drejtuesja e studimit.
“Pra kjo bimë e vetme është përhapur në 180km e gjirit Shark Bay, dhe kjo e bën atë më të fortën e tokës.”
“Bima duket se është tepër rezistente, ka një variacion të gjerë temperaturash dhe kripësie, edhe në kushte ekstreme të motit,” thotë kërkuesja Dr Elizabeth Sinclair.
Specia rritet në formë lëndime me gjerësi rreth 35cm në vit, sipas studiuesve, dhe sipas kësaj shifre ata kanë llogaritur se i është dashur 4,500 vjet për të arritur në masën aktuale.
Studimi u publikua në revistën Proceedings of the Royal Society B.
Top Channel