Një automjet tip “Porsche” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në aksin Fier- Patos, pranë vendit të njohur si “Kthesa e Patosit”.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, për shkak të plagëve të marra, është përcjellë për në spitalin e Fierit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i i mjetit është një i ri 29-vjeçar, i cili udhëtonte i vetëm në makinën e tij. P

araprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë një parakalim i gabuar. Policia ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga”, sipas policisë.

 

Top Channel