Shembja e ndërtesës la me dhjetëra të vdekur/ Vijojnë protestat intensive në Iran

31/05/2022 16:23

Në disa qytete të Iranit sërish është protestuar pas shembjes së një ndërtese në Abadan, që ka lënë të vdekur 34 persona. Në këto protesta, janë dëgjuar edhe brohoritje “Vdekje Khameneit”.

Shembja e një pjese të madhe të një ndërtese dhjetëkatëshe në Abadan, që ende ishte në ndërtim e sipër, ishte një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në Iran në vitet e fundit.

Incidenti i 23 majit ka nxitur protesta, të cilat kanë hyrë në ditën e tetë, përmes së cilave qytetarët po shprehin pakënaqësi edhe për këtë ngjarje, por edhe për rritjen e çmimeve ushqimore dhe çështjeve ekonomike, pas sanksioneve të ashpra që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për shkak të programit bërthamor të Iranit.

“Me trupin e pajetë të një qytetari tjetër të Abadanit që u gjet nën rrënoja, numri i viktimave ka arritur në 34”, tha një zëdhënës më 31 maj.

Edhe 37 persona u plagosën nga shembja e ndërtesës, ndërsa ekipet po vazhdojnë të kërkojnë edhe për trupa të tjerë. Besohet se edhe mbi 25 viktima mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Autoritetet kanë fajësuar për aksidentin në standarde të ulëta të ndërtimit. Deri më tani është raportuar se 13 persona janë arrestuar për shkelje të standardeve gjatë ndërtimit.

Protestuesit, megjithatë, thonë se neglizhenca e Qeverisë dhe korrupsioni endemik janë shkaktarë të aksidentit.

Videot e postuar në rrjetet sociale shfaqin disa protestues duke brohoritur “Vdekje Khamenit”, një referencë për liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Abadan, një provincë e pasur me naftë, është shtëpi e minoritetit arab që jeton në Iran dhe për një kohë të gjatë pjesëtarët e këtij minoriteti janë ankuar se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë./ REL

Top Channel