Sekretari Blinken për vdekjen e ish-presidentit Nishani: Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme

31/05/2022 09:34

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, ka reaguar me anë të një statusi në “Tëitter” rreth ndarjes nga jeta t ëish-presidentit Bujar Nishani.

Ai u shpreh se kontributet  e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme.”

Top Channel