Rusia hakmerret ndaj BE-së, Gazpromi i mbyll rubinetat Holandës!!

31/05/2022 10:21

Rusia po hakmerret me gazin, që e ka kthyer në armë të sajën kundër Europës. Kompania shtetërore ruse Gazprom i shtoi listës së vendeve të bojkotuara prej saj edhe Holandën.

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për këtë vend, e arsyeja sipas tij është fakt që refuzon ta kryejë pagesën në rubla. Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se duke nisur nga sot, Holanda nuk do të furnizohet me gaz.

Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë. Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë  në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën, ndërkohë që në prill bëri të njëjtën gjë  për Poloninë dhe Bullgarinë, lëvizje këto që e kanë shtyrë Brukselin ta akzuojë Moskën për shantazh.

Top Channel