Rama takon në SHBA Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, çfarë u diskutua

31/05/2022 17:01

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në SHBA, teksa nesër (1 qershor) Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ëshhtë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres.

Bashkë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, zyra e shtypit të kryeministrit informon se me Guterres është diskutuar për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB-së dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel