Pronësia intelektuale, diskutohet informaliteti dhe e drejta e autorit në Shqipëri

31/05/2022 12:22

Pronësia intelektuale, përkatësisht e drejta është  faktor ndikues në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu edhe në stimulimin e krijimtarisë kulturore dhe kreative.

Nisur nga botimi i një studimi “E drejta e autorit dhe informaliteti” nga autori Enea Sheqi, Qendra e Librit organizoi një tryezë të rrumbullakët  për sa i përket ruajtjes së të drejtës së autorit dhe informalitetit në tregun e librit në Shqipëri.

Pavarësisht se legjislacioni për mbrojtjen e të drejtave të autorit është I hershëm, shpesh ai nuk zbatohet dhe krijuesit ende kanë vështirësi në kërkesat që mund të përfshijë në një padi. Nga ana tjetër kontratat mes botuesve dhe autorëve hasin shpesh në pakënaqësi nga njëra palë apo nga tjetra.

Studiuesit theksuan se kujdesi respektimi I së drejtës së autorit do të ndikojë mbi të gjitha në inkurajimin për krijime të reja, si një nevojë parësorë.

 

 

Top Channel