Një tritol ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një automjet tip “Audi Q7” të parkuar në Kamëz, në Bulevardin Blu.

Policia bën me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit Artan Lleshi, ku di pasojë e shpërthimit të tij janë dëmtuar edhe xhamat e dyqanit që pranë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel