Garat e çiklizmit, marrin pjesë 15 shtete me 200 garues. Distanca është 980 kilometra

31/05/2022 15:28

Ka startuar turi i 79-të në Ciklistik i Shqipërisë ku ndryshe nga vitet e tjera në këtë tur do të ketë edhe 15 shtete europiane pjesmarrëse në të. Do të jenë rreth 200 ciklistë që do të marrin pjesë në këtë aktivitet i cili në edicionin e tij special, do të ketë pikë të vlefshme ndërkombëtare për aktivitetet pasardhëse dhe kjo është arsyeja kryesore e pjesmarrjes së kaq shumë shteteve në të.

Starti i etapës së parë, sic është kthyer në traditë tashmë është bërë nga sheshi Nënë Terza dhe do të përfundojë në qytetin e Korcës një distancë në total prej 161 km. Kjo etapë konsiderohet e një vështirësie të mesme nga spevialistët e ciklizmit por, që përpoas garës kërkon një impenjim maksimal edhe të policisë së shtetit e cila do të kontrollojë mbarëvajtjen e xhiros etapë pas etape duke kufizuar edhe qarkullimin në qytetet ku do të kalojnë ciklistët.

Nga Korca më pas Etapa e dytë do të jetë Korcë-Elbasan për të zbritur më pas në Vlorë Gjirokastër dhe do të ulë siparin në qytetin e Fierit. I gjithë rrethi ciklistik do të ketë një distancë prej 980 km.

nga shqipëria do të ketë dy skaudra pjesëmarrëxse edhe ekipi kombëtarë dhe ekipi i Tiranës duke shtuar konkurentën ndjeshëm për cmimet e para që të mbesin brenda ciklsitëve tanë. Një motivim ekstra do të jenë edhe shpërblimet financiare të cilat në total janë rreth 37 mij euro.

Top Channel