Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare. Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur.

Tashme me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin në duart tuaja rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon tre mënyra se si të mbroni shikimin tuaj për ta ruajtur të fortë gjatë gjithë jetës.

Mbani syze:

Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj.

Jo vetëm kur mund t’I shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të depërtojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj.

Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose  i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

Konsumoni ushqimet e duhura:

Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi.

Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë.

Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi  dhe humbje të shikimit.

Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj.

Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.

Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe:

Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor.

Kjo mënyrë jeese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushime e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë.

Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%.

Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm./AgroWeb

Top Channel