
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mbështetje të Alibeajt, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook’ në lidhje me refuzimin e Sokol Mirakës si anëtar të Autoritetit të Dosjeve.
Në njoftim thuhet se nuk është refuzuar Miraka si figurë, por fakti që atë e ka propozuar Sali Berisha dhe është zgjedhur nga votat e Ramë. Sipas tyre ky është një fakt i drejtëpërdrejtës i standartit të dyfishtë të Partisë Socialiste.
Reagimi:
Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve.
Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste.
Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve.
Top Channel