Burri dorëzon 80 pistoleta, pushkë e municione gjatë amnistisë së armëve në Danimarkë (fotot)
15/11 17:59
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bergamo të Italisë, ku pesë fëmijë janë djegur teksa po piqnin ëmbëlsirat marshmallow.
Shpërthimi i bombulës ka ndodhur në kopshtin e çerdhes ku qëndronin fëmijët, ndërsa një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë me po të njëjtën moshë janë në gjendje më të rënduar.
Tre fëmijët e tjerë janë shtruar në spital në një gjendje më të stabilizuar. Fëmijët e shtruar i përkasin moshave 3, 5 dhe 6-vjeçare.
Sipas mediave vendase të dëmtuar kanë mbetur edhe tre të rritur, rreth moshave 35, 36 dhe 40-vjeçare. Ata janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy helikopterë, pesë ambulanca dhe zjarrfikëset.
Top Channel