Mister fati i luftëtarëve të zhdukur në Azovstal/ Britanikët: Rusia, humbje shkatërruese!

30/05/2022 17:35

Dy javë më parë, qindra luftëtarë ukrainas i dhanë fund përpjekjeve të tyre për mbrojtjen e fabrikës së çelikut Azovstal.

Por disa prej drejtuesve të marinsave ukrainas që i rezistuan për një kohë të gjatë pushtuesve, nuk janë në mesin e robërve të Azovstalit. Të afërmit thonë se nuk dinë asgjë për ta. “Nuk kam qenë në kontakt me tim shoq e nuk kam pasur më asnjë informacion prej tij”, thotë Anna Ivleva, gruaja e Anton, një marins i cili u plagos rëndë gjatë rrethimit në fabrikën në Mariupol.

Hera e fundit që folëm ishte më 13 prill. Dhe pastaj vëllezërit e tij më dërgonin mesazhe se ai ishte ende gjallë”, shtoi ajo e cituar nga CNN. Ivleva uron me shpirt që ai të jetë ende në jetë, edhe nëse është në robëri. “Ne të gjithë, familjet, gratë dhe nënat e marinsave, po qëndrojmë afër njëri-tjetrit, ne jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin 24 orë të ditës”, ka rrëfyer gruaja. Ndërkohë, ministria britanike e mbrojtjes, duke u mbështetur në të dhënat e fundit të shërbimeve të inteligjencës, pohon se “Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të rinj”.

Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit”, theksohet në deklaratën e saj. Mungesa e komandantëve me përvojë pritet të ndikojë në performancën e mëtejshme të ushtrisë ruse, të pllakosur nga një rënie e mëtejshme e moralit dhe disiplina e dobët.

Top Channel