Makina bombë shpërthen në Melitopol, plagosen tre persona

30/05/2022 14:28

Një makinë bombë ka shpërthyer ditën e sotme në Melitopol, qytet në jug të Ukrainës i pushtuar nga Rusia.

Makina ishte e parkuar në qendër të qytetit pranë Shtëpisë së Kulturës, aty ku zyrtarët rusë po operojnë për momentin. Ky shpërthim ishte i fortë dhe theu xhamat e të gjithë ndërtesave që ishin pranë vendndodhjes

Bëhet me dije se dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit  ndërsa kryetari i bashkisë së qytetit u shpreh se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të ndërtesës që i përket kreut të administratës ushtarake rajonale.

Kremlini ka pretenduar në mënyrë të rreme se pushtimi rus i Ukrainës është një operacion special për të pastruar vendin nga “neo-nazistët”. Që nga fillimi i ofensivës në shkurt, Moska ende e përmend këtë si arsyen e tyre, pavarësisht se nuk ka dhënë asnjë provë.

Top Channel