Kapen 324 bimë narkotike të kultivuara në Bulqizë, ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit dhe roja i mjedisit

30/05/2022 13:46

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit.

Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.

N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel