Zëvëndësministëri i Brendshëm Julian Hodaj ka prezantuar paraditen e sotme prefektin e ri të Qarkut Kukës Ali Hallaçi.

Hodaj uroi prefektin për emërimin dhe shprehu bindjen se ai do kryej më së miri këtë detyrë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.

Ish-prefekti Zenel Kuçana gjatë dorëzimit të detyrës të cilën e mbajti për 4 vite e 7 muaj, sgprehu falenderime për të gjithë drejtuesit në tri bashkitë e ndërsa uroi edhe prefektin e ri.

Prefekti i ri Hallaçi nënvizoi se emërimi në këtë post nuk është vetëm privilegj, por së pari, përgjegjësi e shtuar dhe nxitje për të bërë më të mirën në shërbim të qytetarëve të të gjithë Qarkut të Kukësi.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Prefekturës, ku morën pjesë zyrtarë të këtij institucioni, drejtues të zgjedhur të pushtetit vendor, ish-prefekti Zenel Kuçana, si dhe përfaqesues të agjencive ligjzbatuese në qark.

Ali Hallaçi, ka qenë myfti i Kukësit në vitet 2001-2010.

Top Channel