“Tiranathlonën” paralizon Tiranën! Kufizohen rrugët në kryeqytet, disa zona të bllokuara nga trafiku

29/05/2022 11:17

Tirana po përgatitet të presë “Tiranathlonën”, një garë që përfshin tre disiplina, not, pedalim dhe vrap, pak ditë pas mbajtjes së finales së së Conference League.

Gara e jashtëzankonshme do të zhvillohet kryesisht në Liqenin e Farkës, përveç çiklizmit, dhe është një organizim i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në vendin tonë.

Bashkia ka marrë masa duke kufizuar disa segmente, ndërsa qendra e qytetit do të jetë ditë pa makina.

Ndërkohë,  “paralizimi” i qendrës së Tiranës ka sjellë trafik të rënduar në shumë zona të tjera të kryeqytetit.

Top Channel