Netët Korçare të Poezisë vjen në edicionin e tij të 27  duke bërë bashkë breza te ndryshëm të autorëve shqiptarë e të huaj.

40 poetë nga e gjithë bota i janë bashkuar aktivitetit qe do të zhvillohet 2 nete radhazi për të konkurruar.

Për organizatorët ky është një nga aktivitetet më të rëndësishme dedikuar poezisë në Korçë, ku dyert e poetëve janë gjithmonë të hapura si për ata që jetojnë jashtë apo brenda vendit.

Për disa nga poetët Netët Korçare të poezisë janë kthim në kujtime e për të tjerë nuk ka rëndësi vendi ppr fajti që poezia i bën bashkë

Dalila Hiaoui nga Tunizia:  Është hera ime e tretë në Shqipëri por e para në Korçë. Ndihem si në shtëpi. Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore. Qetësia këtu te fal e të inspiron për më tepër. Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla evente.

Ky edicion që nisi më shumë se çerek shekulli më parë nga poeti i njohur Skënder Rusi, ka bërë bashkë më shumë se 40 poetë nga e gjithë bota ndërsa mbrëmjen e sotme do jetë edhe finalja për poezinë më të bukur.

Top Channel