30/12 21:49
Sezoni i tretë i “He/ She’s On Top” nisi këtë të diel në ekranin e Top Channel, me risi dhe surpriza.
Nën autorësinë dhe moderimin e Argjira Spancës, spektakli i së bukurës për herë të parë vjen me He’s On Top, pasi konkurrentë do të jenë edhe djemtë.
Modelja dhe finalistja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani dhe Megi Pojani do të qëndrojnë të ulura në karriget e jurisë për të komentuar dhe gjykuar konkurrentët. Djemtë dhe vajza, gjatë sfilatës së tyre të parë u munduan ‘të marrin me të mira’ dy juristet, por këto të fundit nuk kursyen kritikat për disa prej tyre.
Janë 24 konkurrentë, që do të kalojnë sfida, sfilata, photoshooting dhe në fund do të triumfojnë dy prej tyre.
Top Channel