Në kopshte dhe çerdhe ka shumë raste të fëmijëve të prekur nga lija e dhenve apo variçela ndërkohë që Europa është alarmuar për shkak të shfaqjes së lisë së majmunit.

Mjekët pediatër shpjegojnë se në këtë periudhë ka shtim të fëmijëve të prekur nga variçela por kjo nuk ka lidhje me linë e majmunit.

Dy  sëmundjet infektive shkaktohen nga dy viruse të ndryshme ndonëse kanë klinikë të ngjashme me flluska në lëkurë, ç’ka mund t’i ngatërrojë.

Lija e majmunit mund të ngatërrohet me linë e zeze apo variçelën, por ajo që i dallon është një analizë PCR që mund të behet në Institutin e Shëndetit Publik. Lija e majmunit zgjat katër javë dhe te fëmijët e vegjël mund të shfaqë forma të rënda.

Top Channel