Aksidentohet autoboti në Himarë, përfundon në spital drejtuesi i mjetit

29/05/2022 12:14
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur paraditën e kësaj të diele në aksin rrugor Himarë–Dhërmi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45, në vendin e quajtur “Kthesa e Vishës”, ka dalë nga rruga autoboti me drejtues R. Dh., rreth 60 vjeç, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobotit, i cili ndodhet në Spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel