Zjarr në tregun e fruta-perimeve tek “Varri i Bomit”, ka vetëm dëme materiale

28/05/2022 09:31

Një treg fruta-perimesh është përfshirë nga flakët,në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko” pranë ‘Varrit të Bomit”.

Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel