“Zemra ime është me ju”,  Beniada Nishani reagon pas vdekjes së ish-presidentit

28/05/2022 17:13

Modelja dhe ish banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, me të cilin kanë lidhje familjare.

Beniada, babai i së cilës është kushëri i Bujar Nishanit, ka postuar në InstaStory shkrimin “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ju”.

Në këtë postim, ajo e ka etiketuar vajzën e ish-presidentit, Fionën.

Beniada në një intervistë që ka dhënë para disa vitesh, ka thënë se ëshë mbesa e Bujar Nishanit, duke sqaruar se babai i saj dhe ish-presidenti ishin kusherinj.

“Shumë persona janë kuriozë për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër”, ka thënë Beniada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA